Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë në “Grand Prix Upper Austria 2026”.
Xhudistja jonë shkëlqeu në këtë garë të fortë, ku i solli shtetit tonë medalje, shkruan “Gazeta Express”.
Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me “Ippon”, Leila Mazouzi nga Sllovenia.
Në çerekfinale Laura mposhti me “Wazaari” garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko.
Në gjysmëfinale Laura mposhti me “Ippon”, Sara-Joy Bauer nga Gjermania.
Në finalen e madhe, ajo u përball me Rafaela Silva nga Brazili, ku humbi me Yuko, por arriti të sigurojë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë./GazetaExpress/