Drita - Prishtina e Re, ndeshja që hap javën e 23-të në elitë - Gazeta Express
string(58) "drita-prishtina-e-re-ndeshja-qe-hap-javen-e-23-te-ne-elite"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 8:33

Drita – Prishtina e Re, ndeshja që hap javën e 23-të në elitë

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 8:33

Sot nis java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e vetme e paraparë për ditën e sotme do të zhvillohet në Gjilan, ku kampionia në fuqi, Drita e pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 13:00.

Aktualisht gjilanasit renditen në vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa ka edhe kryesuesi FC Ballkani.

Në anën tjetër, pas disa rezultateve pozitive së fundmi, skuadra e Prishtinës së Re ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me 22 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement