Liverpooli ‘hakmerret’ ndaj Wolvesit, kalon në çerekfinale të FA Cup - Gazeta Express
string(65) "liverpooli-hakmerret-ndaj-wolvesit-kalon-ne-cerekfinale-te-fa-cup"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 23:00

Liverpooli ‘hakmerret’ ndaj Wolvesit, kalon në çerekfinale të FA Cup

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 23:00

Liverpool arriti të hakmerrej disi për humbjen në kampionat duke mposhtur Wolverhamptonin në FA Cup falë një paraqitjeje shumë më të mirë në pjesën e dytë.

Talenti i ri Rio Ngumoha e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe ishte një nga më të rrezikshmit në pjesën e parë, duke testuar portierin pas një aksioni të mirë individual.

Megjithatë, pavarësisht posedimit të topit, Liverpool nuk arriti të shënojë dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Goli i parë erdhi menjëherë pas pushimit kur Andy Robertson realizoi një supergoditje nga jashtë zone.

Vetëm pak minuta më vonë, Robertson asistoi për Mohamed Salah, i cili shënoi për 2-0.

Fitorja u vulos nga Curtis Jones, që shënoi një gol shumë të bukur nga distanca.

Në fund, Wolves arritën të shënojnë golin e nderit me Hwang Hee-chan në kohën shtesë.

Me këtë fitore, Liverpool kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, të cilat do të zhvillohen në fillim të prillit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement