“Ti dhe Juela jeni njerëz të rrugës, të këqij, njerëz që nuk keni për t’u gëzuar ndonjëherë”
Dita e sotme ka nisur me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP5” mes Selin dhe Rogertit. Ky i fundit iu drejtua banores duke i thënë se mbrëmë gjatë dasmës ka qëndruar duke parë Mirin.
Ai i komentoi gjithashtu puthjen me Gimbon dhe më pas shtoi duke thënë se ashtu mund t’a puthë edhe ai. Selin iu kthye ashpër duke i thënë që t’a provojë se ‘ia rras ndonjë turinjve’.
Më pas balerina nuk ia kurseu ofendimet: “Idiot, injorant, psikopat, ke probleme të thella mendore”.
Pjesë nga debati:
Selin: Ti dhe Juela jeni njerëz të rrugës, të këqij, njerëz që nuk keni për t’u gëzuar ndonjëherë.
Rogerti: O Selin Miri, sytë e tu te Miri dje. Po puthja që ia dhe si me qenë në klasë të 12. Po edhe unë mund të të puth kështu.
Selin: Shko mor idiot, injorant, shko puth kë je mësuar duke puthur, jo mua. Afrohu po nuk ta rrasa ndonjë turinjve
Rogerti: Ti mua turinjve, hë pra
Selin: Guxo më puth dhe e sheh
Rogerti: Nuk jam budalla që të vij të të puth me zor
Selin: Ti je ordiner, nuk je budalla, ti je psikopat, ti ke probleme mendore të thelluara
Rogerti: Hajde motër
Selin: Do e hash ndonjë turinjve.
Rogerti: Pse afrohesh?
Selin: Larg, kush po të afrohet? O ordiner
Rogerti: Sytë shkuan te Miri
Selin: O psikopat, o njeri ordiner
Rogerti: Të vjen inat se të zbulova.