Tahiri: Procesi i zgjedhjes së presidentit është përcjellë me jotransparencë - Gazeta Express
string(75) "tahiri-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-eshte-percjelle-me-jotransparence"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 20:14

Tahiri: Procesi i zgjedhjes së presidentit është përcjellë me jotransparencë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 20:14

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se s’kanë asnjë informacion se kur do të mbahet seanca për presidentin.

Ai ka kritikuar partitë në pushtet dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjithë procesi për zgjedhjen e të parit të vendit është përcjellë me jo-transparencë.

“Ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin, përderisa ka mbetur edhe një ditë. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që përgjegjësia primare i takon partisë më të madhe, e cila ka marrë 51%. Për këto 66 vota e ka marrë qeverinë me 19 ministra, nuk i ka 80 vota ta bëjë presidentin dhe, në mungesë të votave, nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual. Ne e kemi ditur kur është afati i fundit dhe nuk ka ndodhur asnjë tryezë politike për të diskutuar profilin e një kandidati”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, LVV-ja s’ka vullnet për vendosjen e një kandidati konsensual dhe nuk ka fare as kandidat për këtë pozitë. Tahiri deklaroi para mediave se kjo situatë, e krijuar qëllimshëm nga partia në pushtet, ka për qëllim që opozita të dorëzohet, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“E vërteta është që nuk ka kandidat e as kandidate për president, nuk është Vjosa Osmani dhe s’ka asnjë kandidat. Ka vetëm spekulime dhe situata hipotetike. Si ka mundësi të vijë Kosova në këtë gjendje, si ka mundësi të mos e dijë qytetari i Kosovës që do të vijojmë në këtë ditë. Kjo situatë hipotetike ka një qëllim: që opozita të dorëzohet dhe të shkojë në zyrë një person me librezë, por kjo nuk ndodh”, tha ai

Advertisement
Advertisement
Advertisement