Edhe pse ende s’ka konfirmim, seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet nga ora 19:00.
Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express, ka tentuar të marr përgjigje zyrtare, porse një gjë e tillë s’ka qenë e mundur.
Për një seancë të tillë nuk kanë ftesë as deputetët nga radhët e partive opozitare. Të paktën kështu është thënë për Express nga Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës
Në anën tjetër, më herët janë ndarë fotografi të dy personave teksa bartin kutitë e votimit për zgjedhjen e presidentit.