Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se Grupi Parlamentar i partisë së tij do të mbajë një diskutim lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e Presidentit të ri.
I pyetur nësë kanë marrë ftesë nga kryeministri Kurti për të folur mbi këtë çështje, Haradinaj mohoi.
“Kemi qenë në pritje, por akoma nuk ka një ftesë. Grupi Parlamentar kemi një diskutim të brendshëm”.
I pyetur për Andin Hotin si kandidat potencial të Vetëvendosjes, Haradinaj tha se nuk mund të komentojë mbi spekulime.
“Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, s’ia vlen as me diskutu. Duhet të jetë zyrtarisht propozimi”.
Ai tha se nga partia e tij janë të gatshëm të ulen në tavolinë për të diskutuar në rast se u kërkohen nënshkrimet./Express/