Mërgim Lushtaku: Kemi qenë me zemër për dikë nga familja Jashari, për Andin Hotin s’kemi votë, është në LVV - Gazeta Express
string(103) "mergim-lushtaku-kemi-qene-me-zemer-per-dike-nga-familja-jashari-per-andin-hotin-skemi-vote-eshte-ne-lvv"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 15:38

Mërgim Lushtaku: Kemi qenë me zemër për dikë nga familja Jashari, për Andin Hotin s’kemi votë, është në LVV

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 15:38

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë që të votojnë për president një emër që vie nga familja Jashari, por ka theksuar edhe se nuk e voton Andin Hotin pasi që është në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit që po na vijën nëpër tema diskutime dhe pse nuk janë zyrtare ende dhe qëndrimi ynë është i njejtë. Kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual por realisht atë nuk e patëm. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari që të jemi për por e pamë rrjedhojën dhe ne e respektojmë…edhe Andin edhe që e kam pasë koleg por dihet që ai është vartës dhe është në Vetëvendosje dhe nuk kemi votë për to”, tha ai.

Ai tha se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të mbahet seanca për presidentin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement