Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive.
Top Channel raporton se ky takim vjen në vazhdën e mbledhjes dhe porosive të dhëna një ditë më parë në Kryesi.
Rama paralajmëroi nisjen në qershor të një procesi zgjedhor brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në të gjitha bashkitë e vendit.