Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet - Gazeta Express
string(81) "presidenti-begaj-dekreton-shkarkimin-e-belinda-ballukut-dhe-ndryshimet-ne-kabinet"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 14:20

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 14:20

Këtë të mërkurë 4 mars 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi një sërë ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke miratuar shkarkime dhe emërime të reja në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë.

Këto dekretime, vijnë vetëm pak ditë pas ndryshimeve të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:

Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement