Një anije iraniane është fundosur në bregdetin e Sri Lankës, tha të mërkurën një zëdhënës i marinës së Sri Lankës, sipas Reuters.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar, ka deklaruar ky zëdhënës.
Sipas ministrit të jashtëm të Sri Lankës, të paktën 30 persona janë shpëtuar deri më tani nga anija.
Shkaku i fundosjes nuk dihet ende. Ndërkohë, ushtria amerikane ka synuar anijet iraniane në Lindjen e Mesme. Komandanti i forcave amerikane në rajon që ka deklaruar dje se 17 anije iraniane janë shkatërruar deri më tani.