E sulmoi gazetarin Burim Pacolli, arrestohet reperi Mossi dhe dy të tjerë - Gazeta Express
string(72) "e-sulmoi-gazetarin-burim-pacolli-arrestohet-reperi-mossi-dhe-dy-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 12:04

E sulmoi gazetarin Burim Pacolli, arrestohet reperi Mossi dhe dy të tjerë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 12:04

Gramos Krasniqi, i njohur edhe si ‘’Mossi’’, është arrestuar për sulm ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Kjo e fundit, ka bërë të ditur se përveç Mossit të arrestuar janë edhe dy persona të tjerë.

Të njëjtit, siç bëhet e ditur nga prokuroria, po hetohen për ‘’Lëndim të lehtë trupor’’, ‘’Kanosje’’, dhe ‘’Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori  i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në kuadër të hetimeve intensive ka ndaluar tre (3) persona një ndër prej tyre është ndaluar edhe reperi Mossi për veprat penale ”Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas nenit 269 të KPRK-së, si dhe ”Kanosje” në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore konform dispozitave ligjore në fuqi.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement