Planet e Kurtit për kandidat të tij për President – Grupi parlamentar i VV’së mblidhet sot për të diskutuar - Gazeta Express
string(104) "planet-e-kurtit-per-kandidat-te-tij-per-president-grupi-parlamentar-i-vvse-mblidhet-sot-per-te-diskutuar"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 10:56

Planet e Kurtit për kandidat të tij për President – Grupi parlamentar i VV’së mblidhet sot për të diskutuar

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 10:56

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 13:00.

Arsye e takimit, siç mëson T7, do të jetë për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ndryshe, afati për zgjedhjen e presidentit është edhe gjatë ditës së nesërme. Në anën tjetër, partitë politike s’kanë arritur konsensus mes vete për një emër për këtë post, zgjedhja e të cilit kërkon shumicën prej 80 deputetëve.

Një nga emrat e përmendur si kandidat i propozuar për president ka qenë edhe ai i Glauk Konjufcës nga ana e VV’së, megjithatë, një gjë e tillë s’është konfirmuar. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement