Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e ka akuzuar Presidentin amerikan Donald Trump se e ka bombarduar Iranin “nga inati”, raporton CNN.
Në një postim në X të mërkurën, Araghchi tha: “Kur negociatat e ndërlikuara bërthamore trajtohen si një transaksion i pasurive të paluajtshme, dhe kur gënjeshtra të mëdha mjegullojnë realitetet, pritshmëritë jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë”.
“Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, shtoi ai. “Zoti Trump tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e zgjodhën”.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...