Presidenti argjentinas, Javier MileI së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video e cila ka marrë shumë vëmendje. Në videon e krijuar me IA duket presidenti amerikan, Donald Trump në një shfaqje talentesh televizive me një copë të kuqe në duar.
Para tij janë të ulur në dy karrige ish-presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei. Në të njëjtën kohë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu janë në audiencë .
Videoja përfundon me Trumpin duke eliminuar udhëheqësit e Venezuelës dhe Iranit, me Milei që shkruan në mbishkrimin e postimit të tij: “Rroftë Demokracia”. Videoja ka marrë reagime të shumta.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...