​U gjetën mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit i rrëmbyer gjatë luftës, varrimi të premten - Gazeta Express
string(87) "u-gjeten-mbetjet-mortore-te-myrteza-dylhasit-i-rrembyer-gjate-luftes-varrimi-te-premten"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 7:25

​U gjetën mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit i rrëmbyer gjatë luftës, varrimi të premten

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 7:25

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njopftimine Komunës së Gjakovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement