Kina i bën thirrje Izraelit dhe SHBA të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj Iranit - Gazeta Express
string(77) "kina-i-ben-thirrje-izraelit-dhe-shba-te-ndalojne-menjehere-sulmet-ndaj-iranit"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 18:52

Kina i bën thirrje Izraelit dhe SHBA të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj Iranit

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 18:52

Kina i ka bërë thirrje Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për të ndalur menjëherë sulmet ushtarake ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të jetë i pakontrollueshëm.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u shpreh se “Kina kundërshton çdo sulm ushtarak të kryer nga Izraeli dhe SHBA ndaj Iranit. Fuqia nuk mund të zgjidhë problemet, por vetëm krijon të reja dhe pasoja të rënda”.

Ai kritikoi gjithashtu ndërprerjen e negociatave mes SHBA dhe Iranit për shkak të bombardimeve, duke theksuar se dialogu kishte shënuar progres të dukshëm. Ndërkohë, Teherani ka intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve të lidhura me SHBA në Gjirin Persik, si hakmarrje për fushatën ushtarake të Izraelit dhe SHBA ndaj Republikës Islamike. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement