Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami në “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare janë improvizime.
Ai shtoi se Kurti po të ishte i interesuar për një kandidat konsensual për president, dialogun do ta fillonte shumë më parë.
“Këtë huti e ka prodhu ky njeri (Albin Kurti), sepse e ka përmbysur krejt kulturën politike që nga paslufta. Nëse e shikojmë se qysh ka funksionu ky vend edhe kur ka qenë jo me këtë pavarësi por edhe pas pavarësisë…
“Nëse shikon se qysh janë emëru presidentët, ekziston një kulturë e etablume politike. Ku shumica absolute e presidentëve janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës me marrëveshje politike. Ka pas raste kur ka pasur edhe marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe ka pasur figura konsensuale.
“Po të ishte i interesuar në kandidat konsensual këtë dialog e kishte filluar para dy muajve, ose para një muajve. Po të kishte qenë i interesuar në emra konsensual, këtë dialog të improvizuar, ka mundur ta fillojë më herët me të gjitha partitë politike”, tha Behrami.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...