Prattipati takon edhe Muratin – Diskutohet për ‘‘prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës’’ - Gazeta Express
string(93) "prattipati-takon-edhe-muratin-diskutohet-per-prioritetet-e-ardhshme-te-investimeve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 17:16

Prattipati takon edhe Muratin – Diskutohet për ‘‘prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës’’

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 17:16

Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në njoftimin e ambasadës, bëhet e ditur se të dy kanë diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore, përcjell Express.

‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet madhore zhvillimore.

Ndërsa projektet e rëndësishme infrastrukturore po ecin përpara, ne mirëpresim zgjerimin e mundësive për kompanitë amerikane dhe angazhimin më të fuqishëm tregtar që promovon interesat e përbashkëta ekonomike’’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndryshe, Prattipati, ka takuar edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement