Kurti e do kandidat? Konjufca para një jave e hidhte poshtë për të “mos e mbështetur opozitën për muri” - Gazeta Express
string(100) "kurti-e-do-kandidat-konjufca-para-nje-jave-e-hidhte-poshte-per-te-mos-e-mbeshtetur-opoziten-per-muri"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 17:19

Kurti e do kandidat? Konjufca para një jave e hidhte poshtë për të “mos e mbështetur opozitën për muri”

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 17:19

Para një jave, Glauk Konjufca thoshte se nuk është opsion për President, sepse mazhoranca nuk do që “ta mbështesë për muri opozitën, me thënë ‘ky është dhe këtë duhet ta votoni’”. Sot po raportohet se kryeministri Albin Kurti po mendon ta propozojë pikërisht atë për President.

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u takuan sot për herë të tretë për të diskutuar për çështjen e Presidentit.

Pas takimit në Kuvend, Kurti tha se “ende nuk e kemi zgjidhjen”.

Në këtë takim, u raportua se Kurti ia ka prezantuar Abdixhikut idenë që të shkojë nesër në Kuvend me Glauk Konjufcën kandidat për President. Një media, madje raportoi se Kurti e ka gjetur edhe kandidatin e dytë për të përmbushur kriteret kushtetese, Sali Zybën, po ashtu nga VV. Zyrtarisht partia më e madhe s’ka bërë ndonjë njoftim për këtë.

Kjo u konfirmua disi edhe nga një reagim i deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, e cila foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”. Tha se Kurti po e përdor këtë metodë edhe për zgjedhjen e Presidentit.

Para një jave, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca thoshte se emri i tij nuk është shtruar në bisedimet për Presidentin.

Ai thoshte se ishin të bindur se që “nuk ka mundësi përmes një emri që propozohet, një emri të njëanshëm, ta marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80 vota”. Thoshte se konkludimi i mazhorancës ishte që “përmes një emri të përveçëm ne mos me e mbështetë për muri opozitën, me thënë ‘ky është dhe këtë duhet ta votoni’”.

“A jam unë opsion? Jo unë mendoj që nuk është folë, nuk është shtruar në këtë kontekst. Po ta kishte qasjen mazhoranca që do ta propozonte një president të Lëvizjes Vetëvendosje, unë mendoj që ajo është pikërisht ajo që thashë në fillim po duam ta shmangim. Se kjo është me e qitë opozitën para aktit të kryer. Ky nuk është qëllimi kësaj radhe i mazhorancës. Prandaj kemi vepruar në tjetër mënyrë. Këto janë koordinatat në të cilat po veprojmë”, thoshte ai në një konferencë për media më 25 shkurt.

Këtë deklaratë, Konjufca e bënte ende pa ardhur një refuzim nga Murat Jashari, i cili tha se se nuk bëhet president.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci tha ndërkohë sot se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin.

“Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit. Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement