Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit - Gazeta Express
string(82) "besian-mustafa-tregon-dy-opsionet-e-ldk-se-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 14:18

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së për zgjidhjen e çështjes së presidentit

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 14:18

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se për LDK-në zgjedhjet e reja janë të evitueshme dhe të panevojshme.

Ai pas takimit me Grupin Parlamentar ka thënë se LDK është për dy rrugë, konsensus i gjerë ku të gjitha partitë pajtohen për një kandidat, ose ku arrihet një marrëveshje klasike politike mes LDK-së dhe VV-së.

“LDK është për dy drejtime. Konsensusi i gjerë politik, një kandidat që vjen si pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike.

E dyta një marrëveshje klasike politike, në këtë rast LDK-së dhe partisë në pushtet”, ka thënë Mustafa.

Ai në fund ka thënë se pa LVV-në s’bëhet asgjë, meqë i kanë 66 deputetë.

“Më lejoni të theksoj që ata kanë 66 deputet, asgjë s’bëhet pa ta”, ka shtuar ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement