Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se në LDK ka shumë emra të denjë për postin e presidentit.
Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe para një mbledhjeje të grupit parlamentar të LDK-së, Zemaj tha se do t’i rekomandonte “shumë emra”.
“Ka shumë emra në LDK që i kisha rekomandu, prej të parit e deri në anëtarin e fundit të LDK-së e meriton”, tha ai.
I pyetur nëse kanë votë për Vjosa Osmanin, Zemaj tha: “Unë njëherë kam votë për njerëzit e LDK-së, ta shohim nëse duhet përtej LDK-së”.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...