Shefja e GP të LVV-së, Arberie Nagavci, në një konferencë para gazetarëve ka folur për takimet që po ndodhin mes kreut të partisë së saj dhe partive opozitare për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit, shkruan Express.
Nagavci ka thënë se LVV është e interesuar për të gjetur një zgjidhje, derisa sipas saj, përmendja e emrave të veçantë vetëm mund të pengojë negociatat që po zhvillohen.
“Të gjithë ne jemi të interesuar që të kontribuojmë në funksion të zgjidhjes, e jo të lakimit të emrave të përveçëm që vetëm mund të vështirësojë negociatat”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë se Kurti s’do të ndalë angazhimin e tij që vendi të ketë president brenda afatit kushtetues./Express/