Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqjes së regjimit iranian.
Në një deklaratë në Telegram, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) thotë se “municione të shumta” janë hedhur mbi Zyrën Presidenciale dhe Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.
Po ashtu, ushtria tha se është goditur edhe një institucion trajnimi ushtarak, si dhe “infrastrukturë tjetër kyçe e regjimit”.
Sipas IDF-së, ish-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e përdorte këtë kompleks. Khamenei u vra në kompleksin e tij gjatë fundjavës në sulmet amerikano-izraelite.