Vrau Ardian Nikulajn, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e ngjarjes - Gazeta Express
string(82) "vrau-ardian-nikulajn-prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-autorin-e-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 10:37

Vrau Ardian Nikulajn, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin e ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 10:37

Prokuroria e Lezhës gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në Lezhë. Seanca gjyqësore zgjati rreth një orë. Autori i krimit është Ruben Saraiva, me origjinë nga Portugalia.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Si ndodhi ngjarja? 

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. 

Portugezi Ruben Saraiva u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Ai u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim.

Nga ana tjetër, britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, dhe kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

Advertisement
Advertisement
Advertisement