Trump ankohet për Mbretërinë e Bashkuar që s’ka qenë ndihmuese në luftën ndaj Iranit: S’e kam menduar kurrë - Gazeta Express
string(104) "trump-ankohet-per-mbreterine-e-bashkuar-qe-ska-qene-ndihmuese-ne-luften-ndaj-iranit-se-kam-menduar-kurre"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 9:53

Trump ankohet për Mbretërinë e Bashkuar që s’ka qenë ndihmuese në luftën ndaj Iranit: S’e kam menduar kurrë

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 9:53

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kryeministrin britanik Keir Starmer dhe u shpreh i zhgënjyer për marrëdhëniet SHBA–Mbretëri e Bashkuar në një intervistë për The Sun.

Donald Trump tha se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar “nuk është siç ka qenë më parë” dhe se Keir Starmer “nuk ka dhënë ndihmë” në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në intervistën e tij të dytë me një gazetë britanike brenda dy ditësh, Trump i tha The Sun: “Është shumë e trishtueshme të shohësh që marrëdhënia padyshim nuk është ajo që ishte”.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”.

Në një fjalim në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik të hënën, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i bashkohet SHBA-së dhe Izraelit në sulme ofensive, por do të fokusohet në “veprime mbrojtëse” – një dron goditi bazën RAF Akrotiri në Qipro të dielën dhe dy dronë të tjerë u rrëzuan teksa po drejtoheshin në atë drejtim të hënën.

Të dielën në mbrëmje, Starmer njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do t’i lejojë SHBA-së të përdorë bazat britanike në operacionet e saj në Iran.

Trump i tha The Sun se kryeministri “ka vështirësitë e tij” dhe se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte më “një vend aq i dallueshëm”, duke përmendur në mënyrë të veçantë Londrën dhe kryebashkiakun e saj, Sadiq Khan.

“Londra është një vend shumë ndryshe, me një kryebashkiak të tmerrshëm. Ju keni një kryebashkiak të tmerrshëm atje, disa njerëz të tmerrshëm”, tha Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement