Ushtria izraelite tha se “sulmoi dhe çmontoi” selinë e radios dhe televizionit shtetëror në Teheran, të cilën e cilësoi si “qendër të komunikimit të regjimit terrorist”.
“Gjatë viteve, Autoriteti Iranian i Transmetimeve bëri thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe për përdorimin e armëve bërthamore”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.
“Qendra u përdor nga forcat e regjimit iranian edhe për të çuar përpara aktivitetet ushtarake, nën maskën e aktivitetit civil”, shtoi ajo.