Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prokuroria nis hetimet - Gazeta Express
string(68) "pas-sulmit-fizik-ndaj-gazetarit-burim-pacolli-prokuroria-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 21:41

Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prokuroria nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 21:41

Sistemi Prokurorial ka reaguar pas sulmit fizik që u ushtrua ndaj gazetarit Burim Pacolli, të hënën në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante.

Tutje, thuhet se për shkak të fazës së hershme të hetimit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 2 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante.

Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë.

Prokuroria mbetet e përkushtuar për trajtimin me prioritet të këtij rasti dhe për garantimin e një hetimi të shpejtë, të paanshëm dhe profesional, në përputhje me ligjin. Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet me

Advertisement
Advertisement
Advertisement