Operacioni ndaj Iranit, Trump thotë se Starmer "sikur ishte i shqetësuar" për përdorimin e bazave ushtarake britanike - Gazeta Express
string(114) "operacioni-ndaj-iranit-trump-thote-se-starmer-sikur-ishte-i-shqetesuar-per-perdorimin-e-bazave-ushtarake-britanike"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 16:38

Operacioni ndaj Iranit, Trump thotë se Starmer “sikur ishte i shqetësuar” për përdorimin e bazave ushtarake britanike

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 16:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer “u vonua tepër” për ta pranuar një kërkesë të SHBA-së për përdorimin e bazave ushtarake britanike për sulme “mbrojtëse” ndaj raketave iraniane.

Në një intervistë për Telegraph, Trump thotë se vonesa në pranimin e kërkesës së SHBA-së “ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë mes vendeve tona”, raporton BBC.

Duke folur për Starmerin, ai shton: “Duket sikur ishte i shqetësuar për ligjshmërinë”.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik, i pyetur për komentet e Trumpit, thotë se goditja e interesave britanike nga Irani çoi në ndryshimin e qëndrimit dhe i përshkroi Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në si “aleatë të palëkundur”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement