Gazetari shqiptar në Izrael, Artur Bibe tha në Kosova Live në T7 se Irani nuk e ka sulmuar zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur direkt nga vendi ku u krye një sulm iranian, gazetari tha se zyra e Netanyahut ishte rreth 2 kilomentra larg.
“Sulmi është kryer këtu. Zyra e kryeministrit është shumë larg, rreth 2 kilometra. Nuk ka lidhje fare sulmi me zyrën e kryeministrit”, tha ai.
“Këtu është qendra e rekrutimit dhe trajnimit të ushtrisë”, tha gazetari i Top Channel.