Haxhiu i kërkon PDK-së që ta braktisë kërkesën për President: Le të bëhemi bashkë - Gazeta Express
string(80) "haxhiu-i-kerkon-pdk-se-qe-ta-braktise-kerkesen-per-president-le-te-behemi-bashke"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 13:54

Haxhiu i kërkon PDK-së që ta braktisë kërkesën për President: Le të bëhemi bashkë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 13:54

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu kritikoi qasjen e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila të shtunën bëri një “ofertë të fundit” për çështjen e Presidentit: që të zgjidhet dikush i propozuar nga kjo parti.

Haxhiu tha se “nuk është koha as për përplasje, as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij”.

Ajo tha se “duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme”.

Haxhiu tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se “qqëndrimet të cilat më shumë bllokojnë sesa japin zgjidhje, e dimë rezultatin që e prodhojnë”.

“Prandaj, pa paragjykim për qëndrimet e partive politike, siç keni parë, qëllimi ka qenë që ta kemi një figurë që merr mbështetje nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe siguron 80 vota në kuti. I dimë edhe përgjigjet e palëve në këtë drejtim. Unë nuk po paragjykoj qëndrimet e subjekteve politike, vetëm për mua, qëndrimet të cilat bllokojnë nuk janë të mirëseardhura”, tha ajo.

Duke iu referuar indirekt kërkesës së PDK-së, Haxhiu shtoi:

“Asnjëra prej subjekteve politike mendoj që nuk duhet t’i thotë dikujt që ‘është vetëm kandidati im partiak, m’i siguro ti nënshkrimet, e ma siguro edhe votën në Kuvend të Republikës’. Pra, mendoj që nuk është në rregull që të mos dihet as emri, por ‘siguromi nënshkrimet dhe votën në Kuvend të Republikës së Kosovës’. Mendoj që secila prej partive politike, pa paragjykim, duhet t’i braktisin qëndrimet e tilla. Le të bëhemi bashkë, le të mendojmë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për interesat e Republikës së Kosovës. Kemi shumë punë përpara. Vetëm situatat e vitit të kaluar mendoj që nuk kanë nevojë që të na përsëriten”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement