Trump - popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rimerrni vendin tuaj - Gazeta Express
string(74) "trump-popullit-iranian-shfrytezojeni-kete-mundesi-dhe-rimerrni-vendin-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:22

Trump – popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rimerrni vendin tuaj

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu drejtua popullit të Iranit duke thënë: “Amerika është me ju”.

Trump u bëri thirrje iranianëve ta “shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ta rimarrin vendin e tyre”.

Ai e inkurajoi popullin iranian të “ngrihet dhe të rrëzojë Republikën Islamike” – një ditë pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë.

“Flas për të gjithë iranianët patriotë që ëndërrojnë për liri – ju bëj thirrje ta shfrytëzoni këtë mundësi për të qenë të guximshëm, të qëndrueshëm dhe heroikë, dhe të rimerrni vendin tuaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju”, tha Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement