Izraeli kundërpërgjigjet me sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban - Gazeta Express
string(74) "izraeli-kunderpergjigjet-me-sulme-ndaj-objektivave-te-hezbollahut-ne-liban"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:16

Izraeli kundërpërgjigjet me sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 7:16

Izraeli njoftoi mëngjesin e së hënës se ushtria e tij ka goditur objektiva të lëvizjes Hezbollah në Liban, pasi ky grup militant – i mbështetur nga Irani – mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe dronë në veri të Izraelit.

Izraeli tha se, “në përgjigje të sulmeve me predha nga Hezbollahu ndaj shtetit izraelit”, forcat e tij “kanë filluar të godasin objektiva të organizatës terroriste Hezbollah në të gjithë Libanin”.

Detajet mbeten të pakta, por dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit – bastion i Hezbollahut.

Mbështetësit e Hezbollahut u mblodhën në Bejrut, në shenjë solidariteti me Iranin.

Një ditë më herët, Hezbollahu – grup militant shiit që prej kohësh konsiderohet aleat i Iranit – shprehu solidaritet me Teheranin pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit, por la të kuptohej se nuk do të përfshihej drejtpërdrejt në konflikt.

Por, në një deklaratë, Hezbollahu përmendi vrasjen e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si një nga arsyet për vendimin e tij për të nisur një sulm të ri.

Grupi tha se ka nisur “një breshëri raketash dhe një valë dronësh… në hakmarrje për gjakun e pastër të Ajatollah Imam Sayyid Ali Al-Husseini Khameneit… dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement