Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e Bosnia dhe Hercegovina me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shteti.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani theksoi se Kosova dhe Bosnia e Hercegovina, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta ndërmjet qytetarëve dhe një vizion i përbashkët për vendin e tyre të merituar në familjen euro-atlantike.
Ajo shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të thellohet, duke forcuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.
“Urimet më të ngrohta popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, me rastin e Ditës së Pavarësisë! Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, janë të lidhura nga lidhje të ngushta ndërnjerëzore dhe nga një vizion i përbashkët për vendin tonë të ligjshëm në familjen euroatlantike. Le të vazhdojmë të përparojmë bashkëpunimin që forcon paqen, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin tonë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Express.
Warmest congratulations to the people of Bosnia and Herzegovina as they mark their Independence Day!
Kosovo and Bosnia and Herzegovina, as two sovereign and independent states, are bound by close people-to-people ties and a shared vision for our rightful place in the… pic.twitter.com/QdDXu1JM6O
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 1, 2026