Kurti: Çështja e Presidentit zgjidhet me një figurë unifikuese si Murat Jashari ose me kandidatë nga secila parti - jemi gati për të dy opsionet - Gazeta Express
string(141) "kurti-ceshtja-e-presidentit-zgjidhet-me-nje-figure-unifikuese-si-murat-jashari-ose-me-kandidate-nga-secila-parti-jemi-gati-per-te-dy-opsionet"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 13:52

Kurti: Çështja e Presidentit zgjidhet me një figurë unifikuese si Murat Jashari ose me kandidatë nga secila parti – jemi gati për të dy opsionet

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 13:52

Kryeministri Albin Kurti tha se po angazhohet “maksimalisht” për ta tejkaluar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Kurti tha në një mbledhje të partisë se zgjedhjet e reja duhet të shmangen.

“Si kryetar, jam duke u angazhuar maksimalisht që ta tejkalojmë kët proces në mënyrë të suksesshme dhe që vedi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Kemi pasur katër palë zgjedhje gjatë vitit 2025…”, tha ai.

Kurti tha se zgjedhja e Presidentit mund të bëhet përmes një figure unifikuese si Murat Jashari, apo “përmes një gare të drejtë dhe demokratike ndërmjet kandidatëve të propozuar nga subjektet politike”.

Ai tha se LVV-ja është e gatshme për cilindo nga këto opsione.

“Për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 vota, dhe rrjedhimisht është e domosdoshme bashkëpunimi dhe konstruktiviteti nga opozita. Ky proces mund të realizohet qoftë përmes zgjedhjes me një figurë unifikuese, siç do të ishte kandidati Jashari, apo edhe përmes një gare të drejtë dhe demokratike ndërmjet kandidatëve të propozuar nga subjektet politike, sipas procedurës kushtetuese. Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi sepse duhet të jemi të gatshëm për të dyja opsionet”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement