Vuçiqi shpërfill Sekretarin amerikan per njohjen e Kosovës – “As me Rubion as me Shën Pjetrin” - Gazeta Express
string(90) "vuciqi-shperfill-sekretarin-amerikan-per-njohjen-e-kosoves-as-me-rubion-as-me-shen-pjetrin"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 10:53

Vuçiqi shpërfill Sekretarin amerikan per njohjen e Kosovës – “As me Rubion as me Shën Pjetrin”

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 10:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

“Nuk më shkon ndërmend të pranoj çfarëdo lloj njohjeje të Kosovës. Jo vetëm me Marko Rubion, por edhe po të bisedoja me Shën Pjetrin për Kosovën, nuk do ta pranoja një gjë të tillë sepse Kosova ka qenë dhe do të jetë e Serbisë”, ka thënë ai në një video të shpërndarë në facebook.

Me këtë deklaratë, Vuçiq jo vetëm që përjashton çdo mundësi kompromisi për njohje formale, por edhe e vendos çështjen e Kosovës në një kornizë retorike absolutiste, duke e paraqitur si të panegociueshme në çdo rrethanë, qoftë edhe në biseda hipotetike me figura simbolike apo përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Këto deklarime ai i bëri duke folur për pretendimet e ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, se kreu i diplomacisë serbe në Uashington, Marko Gjuriq, ishte në dijeni të marrëveshjes sekrete për njohjen e Kosovës. Dje, Vujoviqi bëri pretendime se Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, gjatë vizitës së tij në Uashington, mori informacion nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në lidhje me marrëveshjen e supozuar sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës,

Deklarata e tij vjen në një kohë kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ndërsa presioni ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve mbetet i lartë. Retorika e tillë pritet të ndikojë në klimën politike dhe në perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement