Superliga e Kosovës rikthehet sot me xhiron e 22-të, me dy ndeshje tejet interesante.
Gjatë ditës së diel do të luhet në Suharekë e Prishtinë.
Ballkani do t’i bëjë konak Drenicës, me fillim nga ora 13:00.
Skuadra suharekase hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga Ferizaj dhe rënies nga kreu i tabelës.
Drenica po ashtu u mposht nga Prishtina e Re.
Në dy përballjet e mëparme të këtij sezoni, secila skuadër kanë nga një fitore.
Megjithatë, derbi i xhiros do të luhet në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Në “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret lideren e tabelës, Dritën.
Prishtina u mposht xhiron e kaluar nga Gjilani, derisa Drita me fitoren ndaj Llapit u ngjit në vendin e parë.
Në dy ndeshjet paraprake të këtij sezonit në Superligë, Drita ka një fitore dhe një takim është mbyllur baras.
Drita – Prishtina kanë luajtur edhe në janar, kur skuadra gjilanase i mposhti kryeqytetasit në finalen e Superkupës./GazetaExpress/