Trump shqyrton opsionet: Mund ta zgjasë operacionin dhe të marr nën kontroll gjithçka në Iran, ose ta përfundojë për dy-tri ditë - Gazeta Express
string(126) "trump-shqyrton-opsionet-mund-ta-zgjase-operacionin-dhe-te-marr-nen-kontroll-gjithcka-ne-iran-ose-ta-perfundoje-per-dy-tri-dite"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 21:27

Trump shqyrton opsionet: Mund ta zgjasë operacionin dhe të marr nën kontroll gjithçka në Iran, ose ta përfundojë për dy-tri ditë

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 21:27

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka disa rrugë përpara në luftën kundër Iranit, përfshirë një përpjekje afatgjatë për të “marrë nën kontroll” vendin, në një intervistë të shkurtër me Axios, shkruan CNN.

“Unë mund të shkoj gjatë dhe të marr nën kontroll gjithçka, ose ta përfundoj në dy ose tri ditë dhe t’u them iranianëve: ‘Na shohim përsëri pas disa vitesh nëse filloni të rindërtoni’” kapacitetet bërthamore të vendit, i tha sot Axios.

Trump gjithashtu parashikoi se do të duheshin “disa vite” që Irani të rikuperohej nga sulmi i përbashkët SHBA-Izrael, i cili erdhi pasi negociatat me udhëheqësinë e vendit ngecën, sipas presidentit amerikan.

Në intervistë, Trump përmendi mungesën e përparimit në bisedimet mbi ambiciet bërthamore të Iranit dhe regjistrin e tij dekadash të lidhjes me sulme të ndryshme në mbarë botën. Presidenti gjithashtu pretendoi se Irani kishte filluar të rindërtonte disa nga objektet që SHBA-ja i goditi vitin e kaluar, të cilat ai më parë kishte pretenduar se ishin “shkatërruar”.

Trump nuk dha një afat të saktë për ofensivën, duke thënë se ajo do të varej nga zhvillimet në terren, përfshirë fatin e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, raportoi Axios.

Advertisement
Advertisement
Advertisement