Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t'ia sigurojë PDK'së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj - Gazeta Express
string(119) "kurti-do-kuorum-ne-seancen-per-presidentin-i-gatshem-tia-siguroje-pdkse-8-nenshkrime-qe-ajo-te-dale-me-kandidatin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 19:36

Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t’ia sigurojë PDK’së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 19:36

Kryeministri Albin Kurti e quajti “lajm të mirë” faktin që Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që president i vendit të zgjidhet një emër i propozuar nga kjo parti.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti tha se “lajmi i mirë është që PDK-ja ka vendosur të propozojë një kandidat dhe kjo natyrisht që jep shpresë për garë interesante në javën e ardhshme”.

Ai paralajmëroi se po shkojmë drejt një gare partiake për President.

Kurti përmendi që PDK-ja i ka 22 deputetë në Kuvend dhe se i duhen edhe 8 deputetë për t’i mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta çuar propozimin zyrtarisht në Kuvend. Për ato 8 nënshkrime shtesë që i duhen, tha se mund ta ndihmojë edhe LVV-ja.

“Ata janë subjekti i dytë për nga pesha në Kuvendin e Republikës dhe askush nuk mund të jetë afër sikur ata që këtë numër 22 ta bëj 30, duke shtuar edhe 8 nënshkrime për propozimin që do të jetë nga ana e PDK-së. Ta shohim tash se si do të ecë kjo punë, por, në rastin më të keq edhe aty mund të ndihmojmë ne, ose mund t’i ndihmojë edhe dikush tjetër, në mënyrë që të kemi garë, sepse ju e dini që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga periudha para më shumë se një dekade kërkon që të ketë garë… Andaj shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më shpejt”, tha ai.

Për zgjedhjen e Presidentit, nevojitet që në sallën e Kuvendit të jenë së paku 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk arrin t’i marrë votat e nevojshme, në rundin e tretë i mjaftojnë 61 vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement