Mediumi amerikan “Reuters” raporton se sot është vrarë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit dhe njëherit Ministri i Brendshëm.
Sipas raportimit të Reuters bazuar në dy burime, Amir Nasirzadeh, besohet se është vrarë nga sulmet e Izraelit.
“Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, besohet se janë vrarë në sulmet izraelite, thanë dy burime të njohura me operacionet ushtarake të Izraelit dhe një burim rajonal”, shkruan Reuters./Express/