Ish-sulmuesi i Interit dhe Italisë, Alessandro Altobelli, parashikon se “Nerazzurrët” do të fitojnë Scudetton edhe nëse humbasin derbin e Milanit javën e ardhshme: “Scudetto dhe Coppa Italia do të ishin një dopio e pabesueshme.”
Interi presin Genoan në Serie A sonte, disa ditë pas një eleminimi të dhimbshëm në Ligën e Kampionëve në raundin e “play-offit” nga Bodo/Glimt.
“Nerazzurrët” humbën të dyja ndeshjet kundër norvegjezëve, duke u eleminuar me një rezultat 2-5.
“Mendoj se ata tashmë e kanë kaluar këtë situatë. Interi është një ekip që di të shikojë përpara; është një faqe që duhet harruar,” tha Altobelli, një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Interit, për “Gazzetta”.
“Kompeticioni është ndryshe në Europë, dhe unë do të isha i kënaqur të fitonim dy trofe çdo sezon.
“Diferenca prej 10 pikësh është shumë e vështirë për t’u mbushur për Milanin e vendit të dytë,” vazhdoi ish-sulmuesi.
“Interi ka provuar se është ekipi më i mirë në kampionat, ai që luan futboll më të bukur dhe ka më shumë ide dhe thellësi. Tani ata duhet vetëm të arrijnë këtë objektiv. E kanë borxh tifozëve të tyre. Do të thoja këto objektiva, duke shtuar edhe Coppa Italian. Do të ishte një dopio e pabesueshme.”
Interi luan me Genoan këtë fundjavë, ndërsa Milani do të përballet me Cremonesen si mysafir. Javën e ardhshme, skuadrat milaneze do të takohen në “Derby della Madonnina”.
“Edhe nëse Interi do ta humbte, avantazhi prej shtatë pikësh do të ishte shumë i madh në këtë fazë,” përfundoi Altobelli.
“Por derbi është gjithashtu ndeshja e vitit, pavarësisht nga tabela”, e mbylli ai./GazetaExpress/