Barcelona po shqyrton mundësinë e një goditjeje në merkato për një mbrojtës nga radhët e TSG Hoffenheim.
Sipas raportimeve, “Blaugranasit” e kanë piketuar Ozan Kabak si një përforcim potencial me kosto të ulët.
Dihet tashmë se Barcelona është në kërkim të “gjakut të ri” në qendër të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.
Me Ronald Araújo që vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë, dhe Andreas Christensen që është sërish jashtë për një periudhë të gjatë për shkak dëmtimi, drejtuesit në “Camp Nou” e kanë identifikuar qendrën e mbrojtjes së skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick si një zonë prioritare për përforcim.
Si rrjedhojë, Deco dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përpiluar një listë të shkurtër me alternativa të mundshme.
Dhe, siç u përmend më lart, këtë javë është zbuluar identiteti i njërit prej objektivave.
Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, përpara skadimit të kontratës së tij me Hoffenheim në verë:
“Mundësia për ta nënshkruar Ozan Kabak si lojtar të lirë e bën atë një opsion shumë tërheqës për Barcelonën.”/GazetaExpress/