Liverpooli ende interesohet për yllin e Interit - Gazeta Express
string(47) "liverpooli-ende-interesohet-per-yllin-e-interit"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 9:00

Liverpooli ende interesohet për yllin e Interit

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 9:00

Liverpooli e ka ruajtur interesimin e fortë për krahun e Interit, Denzel Dumfries, duke lënë të hapur mundësinë që ta rikthejë në tavolinë një transferim të tij, pasi kishte tentuar ta nënshkruante gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “TMW”, gjiganti i Premierliges vazhdon ta ketë në radar mbrojtësin holandez, i cili ka një klauzolë specifike në kontratë që mund ta lehtësojë largimin e tij gjatë verës. Dumfries ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh – një shumë që Interi nuk e konsideron të papërballueshme, duke qenë se klubi nuk e sheh lojtarin si të pashitshëm me çdo kusht.

Një detaj thelbësor në çdo negociatë të mundshme është afati kohor i kësaj klauzole. Shuma prej 25 milionë eurosh mund të aktivizohet e plotë gjatë gjithë muajit korrik. Kjo periudhë i jep Liverpoolit një avantazh të qartë, pasi i mundëson ta mbyllë transferimin pa hyrë në një luftë ofertash apo negociata të gjata dhe të ndërlikuara me drejtuesit zikaltër.

Ndërkohë që Interi po planifikon lëvizjet e veta për verën, largimi i ish-lojtarit të PSV Eindhoven duket gjithnjë e më i mundshëm, nëse “The Reds” vendosin ta aktivizojnë klauzolën./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement