Vitia: Ministria e Shëndetësisë përfitoi mbi 10 milionë dollarë amerikanë nga Pandemic Fund - Gazeta Express
string(90) "vitia-ministria-e-shendetesise-perfitoi-mbi-10-milione-dollare-amerikane-nga-pandemic-fund"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 16:46

Vitia: Ministria e Shëndetësisë përfitoi mbi 10 milionë dollarë amerikanë nga Pandemic Fund

Lajme

Gazeta Express

27/02/2026 16:46

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë ka përfituar 10,063,676 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund.

Vitia tha se më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm.

Kosova është një nga vendet përfituese përmes projektit MAKE READY.

Ky projekt, Vitia tha se do të ndihmojë në:

Përmirësimin e identifikimit të hershëm të rreziqeve shëndetësore

Reagim më të shpejtë ndaj emergjencave

Forcimin e sistemeve laboratorike

Menaxhim më efikas të emergjencave të shëndetit publik

“Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje ndaj Pandemic Fund dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement