Me afrimin e pranverës dhe ditët që fillojnë të zgjasin, mbrëmjet sjellin një ritëm më të qetë pas një dite të ngarkuar. Është periudha ideale për t’u relaksuar në shtëpi, përballë ekranit të madh të televizorit, duke shijuar filmat, serialet apo eventet sportive të preferuara në një atmosferë komode. Por përvoja nuk është e njëjtë kur imazhi nuk ka qartësi, ngjyrat duken të zbehta dhe detajet humbasin.
Gjithashtu, shpesh, qendra e argëtimit në shtëpi bëhet edhe “fusha e betejës” për telekomandën. Secili ka preferencat e veta, dikush dëshiron të ndjekë sportin, dikush një film, ndërsa të tjerë serialet apo lojërat. Por me teknologjitë më të fundit të televizorëve inteligjentë, argëtimi në shtëpi nuk është më një kompromis, ai është një përvojë e personalizuar për të gjithë.
Qendra e argëtimit, e përsosur për çdo familje
Televizorët më të rinj Neo QLED sjellin një standard të ri shikimi falë teknologjisë Real Quantum Dot, që ofron ngjyra jashtëzakonisht të gjalla dhe kontrast të thellë, duke krijuar ndjesinë e një kinemaje të vërtetë në shtëpi. Edhe gjatë ditëve me shumë dritë natyrale, teknologjia Glare-Free eliminon reflektimet bezdisëse, duke garantuar një pamje të qartë nga çdo kënd.
Përtej cilësisë së figurës, këta televizorë shndërrohen edhe në një qendër inteligjente kontrolli për shtëpinë. Përmes platformës SmartThings, përdoruesit mund të menaxhojnë pajisjet e lidhura, të kontrollojnë kamerat e sigurisë apo pajisjet shtëpiake direkt nga ekrani i madh.
Ndërkohë, sistemi i avancuar i sigurisë Knox ofron mbrojtje të lartë të të dhënave dhe një përvojë të sigurt për të gjithë familjen.
Përvojën premium
Përveç performancës së lartë dhe dizajnit elegant, ofertat më të fundit nga Samsung Electronics synojnë ta bëjnë përvojën e ekranit të madh edhe më të plotë. Kombinuar me shërbimet
premium si Big-Screen VIP Service, që përfshin transport, instalim profesional dhe asistencë të dedikuar, kjo përvojë nuk është thjesht blerje e një televizori, por një investim në komoditet, cilësi dhe harmoni familjare.
Në fund, teknologjia e ekranit të madh nuk ka qenë kurrë më relevante: ajo sjell njerëzit më pranë, krijon përvoja të përbashkëta dhe e transformon shtëpinë në një hapësirë argëtimi pa kufij.