Zhgënjim brenda Real Madridit pas shortit kundër Cityt - Gazeta Express
string(54) "zhgenjim-brenda-real-madridit-pas-shortit-kunder-cityt"

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 15:28

Zhgënjim brenda Real Madridit pas shortit kundër Cityt

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 15:28

Shorti i UEFA Champions League ka nxjerrë sërish përballjen Real Madrid – Manchester City, por brenda kampit madrilenëve reagimi është më shumë zhgënjim sesa gëzim.

Kjo është përballja e gjashtë mes tyre në fazat e nokautit që nga sezoni 2019-20. Lojtarët me përvojë si Thibaut Courtois dhe Antonio Rudiger e njohin mirë rivalin, por skuadra pritet të përballet me një duel fizikisht dhe taktikisht të vështirë.

Ndeshja e parë do të luhet në Santiago Bernabeu më 10 ose 11 mars, ndërsa kthimi në Etihad Stadium më 17 ose 18 mars. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement