Real Madrid konfirmon lëndimin e Raul Asencios, mbrojtësi jashtë fushave - Gazeta Express
string(71) "real-madrid-konfirmon-lendimin-e-raul-asencios-mbrojtesi-jashte-fushave"

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:41

Real Madrid konfirmon lëndimin e Raul Asencios, mbrojtësi jashtë fushave

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:41

Real Madrid ka dalë me njoftim zyrtar duke konfirmuar se mbrojtësi Raul Asencio ka pësuar një dëmtim në qafë.

Në deklaratën e klubit thuhet:
“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, Raul Asencio është diagnostikuar me tendosje muskulore në zonën cervikale. Rikuperimi i tij do të monitorohet.”

Asencio u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Benfica, pas një përplasjeje ajrore aksidentale me bashkëlojtarin Eduardo Camavinga. Mbrojtësi spanjoll përfundoi në tokë me dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë, duke mbajtur mbrojtëse në qafë.

Edhe pse fillimisht u mendua se nuk bëhej fjalë për diçka serioze, klubi ka konfirmuar se lojtari do të mungojë për një periudhë të pacaktuar.

Përballë ndeshjes së radhës kundër Getafe, Real Madridi ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës të gatshëm: David Alaba dhe Antonio Rudiger, pasi Dean Huijsen dhe Eder Militao gjithashtu janë jashtë për shkak dëmtimesh. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement