Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Mikel Artetas – Guardiola për garën për titull dhe përballjen me Real Madridin - Gazeta Express
string(111) "nuk-jam-ketu-per-ti-dhene-keshilla-mikel-artetas-guardiola-per-garen-per-titull-dhe-perballjen-me-real-madridin"

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:13

Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Mikel Artetas – Guardiola për garën për titull dhe përballjen me Real Madridin

Sport

Gazeta Express

27/02/2026 14:13

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka refuzuar t’i japë këshilla homologut të tij te Arsenal, Mikel Arteta, në garën për titull në Premier League, ndërsa ka komentuar edhe për shortin e UEFA Champions League kundër Real Madrid.

City do të përballet me madrilenët për herë të 10-të dhe 11-të në pesë sezonet e fundit në fazën eliminatore të Champions League.

“Për klubin tonë, sa më shumë të luash kundër skuadrave më të mira në historinë e kësaj gare, aq më shumë mëson, përmirësohesh dhe bëhesh më i mirë në të ardhmen”, deklaroi Guardiola për shortin.

Tekniku spanjoll dha edhe një përditësim për gjendjen e Jeremy Doku, i cili ka nisur stërvitjet pas lëndimit: “Dje bëri seancën e parë stërvitore… nuk e di kur do të rikthehet, do të flasim me mjekët.”

Sa i përket muajit të Ramazanit, Guardiola theksoi se agjërimi i lojtarëve nuk do të ndikojë në përzgjedhjen e tij. Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki, Omar Marmoush dhe Abdukodir Khusanov janë duke agjëruar, por trajneri u shpreh: “Ata janë mësuar me këtë. Nuk janë fëmijë. Dinë si të luajnë gjatë agjërimit.”

Në garën për titull, City ndodhet pesë pikë pas Arsenalit, por me një ndeshje më pak. I pyetur nëse do t’i jepte këshilla Artetës në këtë situatë, Guardiola u përgjigj shkurt: “Nuk jam këtu për t’i dhënë këshilla Mikelit.” /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement