Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të ri gjatë kësaj jave, që e bëri të humbasë ndeshjen e kthimit të play-offit të Champions League ndaj Benficas.
Trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa, foli për gjendjen e francezit:
“Gjëja më e rëndësishme ishte të ndalej dhe të rikuperohej. Ai nuk mund të luajë tani, por shpresojmë që të jetë i gatshëm pas disa ditësh ose javësh.”
Mbappe tashmë ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme, dhe rikuperimi i tij është thelbësor për Real Madridin në vazhdim të sezonit. /GazetaExpress
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...