Pas një konflikti verbal, katër persona, shtetas të Afganistanit janë përleshur mes vete në “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.
Për rastin që ndodhi dje në mbrëmje, policia tha sa u përdor edhe thika dhe se dy prej tyre morën edhe tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, tha policia.